Rama: Çështja e ndarjes së kufirit detar me Greqinë mund të zgjidhet me ndërmjetësim në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Rama: Marrëveshja me Greqinë mund të zgjidhet në Hagë 

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Athinë se çështja e ndarjes së kufirit detar me Greqinë mund të zgjidhet përmes ndërmjetësimit të një pale të tretë ose duke e çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas tij, kjo zgjidhje do të ishte më e gjithëpranuara nga të gjitha palët.

“Është një marrëveshje që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Jam besimplotë që jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e shkuar për çështje që duhen shqyrtuar dhe zgjidhur, pasi herë-herë kthehen në çështje të nxehta, ndërkohë që janë vetëm çështje të thjeshta në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Që kjo të çështje të mos përdoret nga forca të errëta kundër të dyja vendeve, kam një ide shumë të thjeshtë që e kam paraqitur edhe më parë.

Kur bëhet fjalë për çështje detare të mund ta zgjidhim me ndihmën e të tjerëve, që do të thotë përmes një pale të tretë, ose akoma më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo do të jetë e drejtë, objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.

Imagjinoni, kryeministri i Greqisë fliste në parlament për një të drejtë legjitime të Greqisë, mbështetur në konventën ndërkombëtare për të shtritë kufijtë e vet detarë me 12 milje dhe shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe në qarqet politike në Shqipëri”, tha kryeministri shqiptar.

Ndërkohë kryeministri Rama është i pranishëm në konferencën “Ballkani Perëndimor përtej 2020-s’  organizuar nga revista  “The Economist” në Athinë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Jo heroinat, por gratë e lira/ Biografia e re e Mari Kyri

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, takuam Dava Sobel, autore e një biografie të Mari Kyri nga një këndvështrim i ri... Giada...

Lajme të tjera

Web TV