Zgjidhet kompania fituese që do ndërtojë tunelin e Llogarasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar bashkimin e operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k., kompani lokale si kompania fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Ata e vlerësuan këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Në garë morëm pjesën 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre.

Të gjithë konkurrentët pjesëmarrës ishin bashkime operatorësh ekonomikë të kryesuara nga kompani të huaja me eksperiencë në fushën e projektimit dhe ndërtimit të tuneleve.

Në aktivitetin e zhvilluar ditën e martë (15 shtator 2020) ku të pranishëm ishin Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe përfaqësues të BERZH, përfaqësuesit e dy kompanive të përzgjedhura prezantuan projektet e përgatitura prej tyre.

Ministrja Balluku tha se pjesëmarrja e kompanive ndërkombëtare dhe me eksperiencë të gjatë në këtë fushë është një tregues i procesit transparent mbi të cilin zhvillohen këto konkurse. Garantimi i sigurisë rrugore është shumë i rëndësishëm, së bashku me efiçencën e kostos së ndërtimit të kësaj vepre theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Një tjetër element me rëndësi të veçantë është zgjidhja arkitekturore, pasi bëhet fjalë për një vepër në një ndër pikat turistike të Shqipërisë, atë të Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Lexo edhe :  Alo, ChatGPT? Inteligjenca Artificiale përfshin WhatsApp

“Unë ju falënderoj shumë për gjithë punën serioze që keni bërë. Kompanitë kanë nevojë për kohën e tyre, për të dalë në një rezultat, por edhe ne na duhet që të nisim sa më parë, mundësisht brenda këtij viti procedurat e nevojshme për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të bëhet me fonde të buxhetit të shtetit, sigurisht duke ju drejtuar partnerëve tanë, mbështetës financiarë”, u shpreh Balluku.

Për ministrin Klosi ndërtimi i kësaj vepre do të ketë një ndikim në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në zonën e bregdetit të jugut pasi do t’ju krijojë mundësi më të shumta investitorëve për të vijuar me investimet e tyre. “Aeroporti i Vlorës, por padyshim edhe tuneli i Llogorasë do t’i japin të gjitha mundësitë që investimet e ndërmarra në mënyrë masive nga investitorët shqiptarë e më pas nga investitorë të huaj, nëpërmjet investimit që do të realizohet në tunelin e Llogorasë, do të mund të ofrojnë një shërbim elitar për të gjithë zonën e bregdetit”, nënvizoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

‘Shmangni përmbytjet!’, MM: Priten reshje intensive në 5 qarqe

Java e ardhshme do të nisë me reshje shiu dhe dëbore dhe me ulje të temperaturave. Sot Ministria e...

Wrestling në zi, ndahet papritur nga jeta legjenda Rey Mysterio

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare legjenda e “Wrestling”, Rey Mysterio. Legjenda e WWE mbylli sytë përgjithmonë ditën e djeshme, duke lënë pas një...

Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok, Bardhi hap llogari dhe publikon datën e protestës

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme mbylljen e rrjetit Tik Tok për të paktën 1 vit. Tashmë prej kohësh ka qenë në diskutim...

Tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i Veliajt: Blini produktet lokale

Ashtu siç është bërë traditë për festat e fundvitit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë...

Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës

Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës nesër, më 23 dhjetor, në orën 17:00, si pjesë e aksionit të mosbindjes civile. Drejtuesi politik i...

Lajme të tjera

Web TV