Ponari realizon ëndrrën shqiptare të basketbollit, firmoset marrëveshja historike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrra e të gjithë komunitetit mbarëshqiptar të basketbollit në dy trevat shqipfolëse u bë realitet, me firmosjen e marrëveshjes historike të Ligës Unike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Atë që nuk bëri dot politika ndër vite, arriti ta bëjë bashketbolli: bashkoi nën një çati dy shtetet shqipfolëse dhe bëri krenarë miliona shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve.

Marrëveshja u firmos nga presidenti i Federatës së Basketbollit të Shqipërisë, Avni Ponari dhe asaj të Kosovës, Arben Fetahu. Pjesëmarrës në këtë moment të veçantë ishin qveritarë dhe personalitete të sportit nga të dyja vendet. Turgay Demirel, presidenti i FIBA Europe, udhëtoi enkas për këtë event dhe ishte i pranishëm në Tiranë në ceremoninë e firmosjes së Ligës Unike.

Kjo iniciativë është artikuluar për herë të parë nga Avni Ponari, që në momentin që u zgjodh president i Federatës Shqiptare të Basketbollit. Pas shumë vitesh lobimi intensiv të Ponarit, dhe pasi u pranua edhe Federata e Kosovës në FIBA, ëndrra e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës u bë realitet. Në fjalën e ceremonisë, Ponari tha se Demirel e ka mbështetur që në momentin e parë kur i ka shprehur dëshirën për këtë iniciativë./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV