OFL zbarkon në Shkodër, iu kërkon të fortëve të justifikojnë pasurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OFL zbarkon në Shkodër, aty ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 4 të dënuarve prodhim e shitje droge si dhe për dhunë për dhënien e pasurisë.

Në “shënjestër” janë Besmir Domnori, Denis Skutina, Ranko Thanasi dhe Saimir Grenasi.

Besmir Domnori banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Denis Skutina banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Ranko Thanasi banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Saimir Grenasi banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. D., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

D. S., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

R. Th., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Lexo edhe :  Gjendet pa shenja jete një person në Rrugën e Kombit, ja për çfarë dyshohet

S. G., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit

Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, nga leja vjetore te shpërblimet dhe detyrat!

Shtohen kompetencat e policisë së shtetit. Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, tashmë botuar në Fletoren Zyrtare detajon...

Squllja sistematike e retorikës për heqjen e “Non Grata-s”

Nga Ylli Pata Propaganda frenetike e trurit të PR të Sali Berishës, nuk e hodhën në mënyrë spontane fabulën e “rënies së Non Gratës”, sikur...

Rama dhe drejtuesit politikë përqendrojnë fushatën në Itali dhe Greqi!

Nisi në orën 13:00 të mesditës dhe përfundoi në 19:55. Për 7 orë, kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave, ministrat e qeverisë...

7 orë në Pallatin e Brigadave/ Çfarë ndodhi në takimin e Ramës me ministrat

Takimi informal dyditor i Partisë Socialiste, i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, u mbyll në orët e mbrëmjes të së shtunës pas diskutimeve të...

Video/ Inteligjenca artificiale krijon imazhet e pazakonta, ja si koordinohet qentë

Inteligjenca Artificiale duket se tashmë nuk njeh kufij. Duke na çuar larg imagjinatës më të pabesueshme, tashmë duket se çdo gjë varet dhe krijohet prej...

Lajme të tjera

Web TV