Kontrolle “blic”/Policia e Beratit ngre postoblloqe në pikat kryesore të qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Beratit ka ngritur disa postoblloqe në qendër të qytetit dhe në pikat hyrëse e dalëse.

Bëhet fjalë për një aksion “Blic” i cili është ngritur me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe uljen e kriminalitetit.

Janë përfshirë forcat “Shqiponja” dhe inspektorët e krimit në këtë operacion të befasishëm I cili paralelisht po zhvillohet edhe në 4 bashki të tjera.

Burime për Fjala.al raportojnë se forcat e policisë  po ndalojnë çdo makinë që hyn dhe del në këto pika duke u kërkuar drejtuesve të makinave mjetet e identifikimit dhe bëhet kontroll i imtësishëm për armë ose drogë.

Vetëm në 4 orët e para të këtij operacioni në Berat janë kontrolluar rreth 100 mjete dhe janë masa administravtive për ata të cilët kanë patur mangësi në dokumentacion.

I tillë kontroll pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim. /Ra,My.Fjala.al/

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV