Goditja e kartelit të drogës/ Braçe: ‘Mos kini turp se cilësohej shqipfolës, krenohuni me arrestimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka  reaguar pas operacionit ndërkombëtar të Europol për goditjen e kartelit të shqiptarëve që sillnin kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Braçe theksoi se shqiptarët nuk kanë pse të kenë duhet turp që ky kartel cilësohej “shqipfolës” por duhet të krenohen me arrestimet e kryera nga Policia e Shtetit.

“Përse heshtni? Ju vjen turp se karteli i kokainës cilësohej “shqipfolës”? Atëherë krenohu me policinë e shtetit shqiptar!

Në operacionin e sotëm të Europol e Eurojust, udhëhequr nga Antimafia italiane, Policia e Shtetit ishte partneri i 2-të e arrestoi numrin më të lartë…”, shkruan Braçe.

Një hetim 5-vjeçar i udhëhequr nga Italia është finalizuar me shkatërrimin e kartelit të parë shqiptarë të kokainës, duke u finalizuar me 20 arrestime ditën e djeshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Blue Monday” dhe filozofia e trishtimit

Nga Leonard Veizi 20 janar 2025 Kjo është e hëna e tretë e muajit të parë të vitit. Dhe konsiderohet si...

Rama dhe Berisha ngrenë “call-center” për Diasporën

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë angazhuar për pjesëmarrjen e Diasporës në proceset zgjedhore. Dy forcat politike kanë mobilizuar strukturat e partive për krijimin...

Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë

Thoma Gëllçi “Në u bëfsha dhe njëherë nuse, pa di unë të nuseroj” – një frazë e njohur shqiptare që përmbledh mësimin e marrë nga...

Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet sot në SPAK, ‘mobilizon’ militantët në protestë!

 Ish-kryeministri Sali Berisha, i pandehur për aferën Partizani, do paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryetari i PD duhet të paraqitet në...

Lajme të tjera

Web TV