Paketa antishpifje, Meta: Kuvendi nuk ka reflektuar, duhet ta rishikojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kërkoi nga Kuvendi që të rishikojë ligjin antishpifje që po synon ta risjellë për votim në seancë.

Meta thotë se për disa ligje që ai ia ka kthyer për rishqyrtim nuk ka reflektuar. Ndërkohë ai thotë se është alarmante që një ligj i tillë po kalohet para një fushate elektorale, ndërkohë që një qeveri ka detyrim të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Gjatë kësaj periudhe dua të theksoj se kam kthyer për rishqyrtim ligjin për shtetësinë, për pronat e paluajshtme, elementë anti-kushtetuesë, që cënojnë rëndë pasurinë publike, dhe kompetencat e Presidentit.

Për fat të keq Kuvendi nuk ka reflektuar, dhe këtë e tregoi në Komisione. Uroj që për pronat e paluajtshme të rishikojë nismën sipas arsyeve të rikthimit. Edhe për mediat audivizive sipas dekretit të rikthimit në Kuvend që ishte në përputhje me opinionin e Venecias.

Thirrja e djeshme e raporterit drejtuar qeverisë, është kambanë që duhet dëgjuar mirë. Mazhoranca ka detyrimin për të krijuar ambientin për të gjithë aktorët. Siç ka dhe detyrimin për zgjedhje të lira e të ndershme siç e rekomandon OSBE.”- tha Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV