Kontrollet në të gjithë vendin/ Gjenden 203 kg kanabis në Fushë-Krujë, arrestohen 22 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarjet e fundit kriminale kanë sjellë një plan të ri masash për Policinë e Shtetit, e cila prej ditësh ka ngritur një sërë pikash kontrolli në akse të ndryshme të Shqipërisë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë organizuar 86 pika dhe janë arrestuar 22 persona, janë ndaluar 3 persona të shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht 7 shtetas si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit vijon në të gjithë vendin zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj. Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare. Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 86 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu. Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe janë vënë në pranga autorët, janë kapur persona në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, të ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit etj. Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 22 shtetas, janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht 7 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 56 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete. Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.

Lexo edhe :  Ekspertët ‘zbulojnë’ se çfarë i tha bashkëshortja Macron pas shuplakës së bujshme

Rastet më kryesore:

Në fshatin Zallë, Fushë Krujë, gjatë kontrollit të ambienteve, banesave dhe territorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 203 kilogramë lëndë narkotike cananabis sativa. Është arrestuar në flagrancë shtetasi F. Z., 59 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë, (djemtë e shtetasit F. Z).

Në Tiranë, nga Forcat e Posaçme “Shigjeta” është kapur shtetasi i shpallur në kërkim S. T. (Z.), 22 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 24.11.2019, ka qëlluar në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin I. A. Gjithashtu, ky shtetas është proceduar penalisht për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi gjatë verifikimit të gjeneraliteteve i ka dhënë punonjësve të Policisë një kartë identiteti të falsifikuar.

Në Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 8 shtetas sirianë dhe nuk i është bindur urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në Korçë u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., banues në Pojan, Maliq, pasi transportonte 3 emigrantë të paligjshëm me një mjet që e drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në Lezhë është arrestuar shtetasi G. K., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike.

Operacioni vijon.

 

Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV