Vitamina kryesore për një kujtesë të fortë, ushqimet ku mund ta gjeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Pavarësisht të gjitha këshillave të mjekëve dhe ekspertëve për një dietë sa më të pasur ushqimore, duket se mungesat në vitamina janë ende prezente. Këtë e pohojnë shumë mjekë, të cilët shprehen se pavarësisht larmisë në ushqime, jo gjithnjë njerëzit arrijnë të zgjedhin ato me më shumë vitamina. Veçanërisht disa prej tyre, të cilat duhet të konsumohen çdo ditë dhe në mënyrë të vazhdueshme. Vitaminat luajnë një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e të gjithë organizmit dhe trurit. Me shfaqjen e shumë sëmundjeve të reja apo përhapjen e atyre të vjetrave nëpër të gjithë globin, mungesa e tyre pa dyshim që vihet re.

Ekspertët e AgroWeb tregojnë sasinë e duhur të elementit kyç që ju ndihmon të keni një kujtesë dhe tru më të fortë.

Vitamina që ju duhet për shëndetin e trurit

Quhet kolinë, ose ndryshe B4, dhe që prej vitit 1998 është renditur ndër nutrientët më të rëndësishëm për organizmin e njeriut.

Gjendet me shumicë te vezët, mishi apo bulmeti, por megjithatë duket se shumë njerëz vuajnë nga mungesa e saj. Kjo vitaminë është e rëndësishme për funksionimin e mirë të shumë organeve dhe veçanërisht trurit. Sistemi nervor e përdor këtë vitaminë për të forcuar kujtesën, humorin dhe lëvizjen e mirë të muskujve.

Duke e kthyer kështu këtë nutrient ndër më të rëndësishmit për mbajtjen e trurit në formë.

 

Doza e duhur për çdo organizëm

Megjithëse mëlçia e prodhon vetë një sasi të caktuar të kolinës, pjesa më e madhe e saj duhet të merret nga ushqimet. Për këtë rekomandohet konsumimi i një sasie të caktuar çdo ditë të cilën AgroWeb.org jua shpjegon më poshtë.

Mjekët prej 20 vitesh tashmë rekomandojnë një dozë ditore prej 550 miligramësh për burrat dhe 425 mg për gratë. Kjo dozë rritet për gratë shtatzëna, të cilat duhet të marrin rreth 550 mg kolinë në ditë. Marrja e kolinës nëpërmjet ushqimeve nuk është e vështirë, pasi vetëm një vezë përmban 113 mg kolinë në çdo kokërr.

Lexo edhe :  Endri Shabani i shtang të gjithë: PD nxori grupe të armatosura për vota

Mjekët rekomandojnë të mos konsumoni më shumë se tri vezë në ditë, ndaj kolinën mund ta merrni edhe nga ushqime të tjera. Sasi të mëdha të saj gjeni tek mishi apo bulmeti, në këtë mënyrë do të keni një dietë të shëndetshme. Kjo vitaminë funksionon si një kurë parandaluese kundër plakjes së trurit apo sëmundjeve si alzaimer dhe dementia.

Nëse merret në dozat e parashikuara nga mjekët, kolina do të funksionojë si një mbrojtëse për qelizat dhe neuronet e trurit. Në këtë mënyrë do të keni kujtesë më të fortë dhe tru më të shëndetshëm. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV