Tafaj: Kërkimi shkencor në Shqipëri një turp. 500 dollarë në vit për një pedagog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një temë shumë e rëndësishme që u diskutua në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, është edhe kërkimin shkencor.  Ish -ministri i Arsimit Myqerem Tafaj bëri një llogari dhe rezultoi se në një vit kalendarik një pedagogu në universitetet  shqiptare  i takojnë të ketë në dispozicion vetëm 500 dollarë për të bërë kërkim shkencor.

 

Në opinionin e gjerë, ekziston ideja “do bëjmë ne shkencë”. Pandemia solli në ekranet e televizioneve talentet shqiptare të mjekësisë. Tërmeti solli talentet e inxhinierisë. Shqipëria ka profesorë të shquar në botë. Teza se shqiptarët janë të paqenë në shkencë qarkullon në tavolinat e vendeve ballkanike. Shqiptarët kanë potencial për të bërë shkencë. Në momentin që u është dhënë mundësia kanë shkëlqyer, kanë marrë çmime, drejtojnë sot fakultete, drejtojnë grupe kërkimore, drejtojnë qendra kërkimore, janë profesorë. Kemi 7-8 mijë pedagogë me kohë të plotë dhe rreth 2 mijë që janë me kohë të pjesshme. Të gjithë janë në kontakt me dijen. Të gjithë këta mund të bëjnë kërkime dhe studime. Financimi është qesharak. Financimi është 6.4 milionë dollarë. Hiq nga këto rreth 1.5 milionë dollarë që paguhet në BE pjesëmarrja jonë në programin Eurozone , mbeten 5 milionë dollarë. Pjesëto 5 milionë dollarë me 10 mijë pedagogë dhe del 500 dollarë për një vit. Deri më sot nuk ka asnjë thirrje, ndërkohë që në tetor mbyllen procedurat. Ne jemi më pak se 0.1%. Unë nuk njoh ndonjë vend që të jetë zhvilluar pa dije. Vendet që nuk kanë investuar për dijen dhe shkencën kanë mbetur gjithmonë të varfra./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV