Shkodër/ Kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi pozitive me covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e baskisë së Shkodrës ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Një ditë më parë pas dyshimeve Ademi ka bërë tamponin pranë strukturave të shëndetësisë ndërsa në përgjigjen zyrtare të mbërritur sot ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19.

Menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka dalë në zyrën e saj ashtu si çdo ditë ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera.

Sipas burimeve gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe nuk simptoma por ka dyshuar pas kontakteve që ka patur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.

Tashmë pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë Shkodër që kanë patur kontakte me kryebashkiaken t’i nënshtrohen tamponëve ndërsa pritet të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera brenda bashkisë ku Ademi mund të ketë lëvizur./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump paralajmëroi tarifa 30% për mallrat evropiane!/ BE gati të godasë SHBA-të

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash në vlerë prej 21 miliardë euro ndaj produkteve amerikane, nëse nuk arrihet...

Nëse lufta troket te porta… por porta është e blinduar me iluzione

Nga Leonard Veizi Në Gjermani, që nga koha kur kancelari Helmut Kohl udhëhoqi vendin në ribashkimin e Gjermanisë pas rënies së Murit të Berlinit, e...

“Ta harroni se do të legalizohen”/ Sot do të bëhet konfiskimi i një pallati në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një aksion të menjëhershëm për konfiskimin e një ndërtese në qytetin e Vlorës, e ndërtuar në kundërshtim me ligjin....

Dosier/ Rripi i grushtit të shtetit që revolucionarizoi Afrikën

Dhuna, në të gjitha format e saj, ka ardhur duke përcaktuar hapësirën politike të Sahelit gjatë viteve të fundit  nga Zachariah Mampilly I veshur me uniformë...

Kush janë vendet më të mira për të punuar në Europë? Ja cilat shtete kryesojnë renditjen

Luksemburgu, Irlanda dhe Belgjika janë të gjitha pretendentët kryesorë për vendin më të mirë për të punuar në Evropë, sipas gjetjeve të dy studimeve...

Lajme të tjera

Web TV