Europa rrezikon një izolim të dytë?/ Drejtuesit e vendeve të BE: Një izolim i dytë sjell pasoja të papërballueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë evropianë po vuajnë ende pasojat e izolimit të parë. Ndërsa tani po flitet për një izolim të dytë.  A mund të evitohet kjo?

Edhe vetë drejtuesit e vendeve të BE-së, e cilësojnë një izolim të dytë dhe pasojat e tij, katastrofale dhe të papërballueshme.

Numri i infektimeve në Evropë ndërkohë ka kaluar shifrat edhe nga piku i infektimeve në fazën e parë në pranverë të këtij viti.

Me rritjen e shifrave po shtohen edhe shqetësimet për një izolim të dytë. Pasojat më të rënda ekonomike nga mbyllja në pranverë kanë përjetuar Spanja dhe Franca, e pikërisht në këto vende po shtohet më së shumti numri i infektimeve së fundi.

Franca megjithatë do të evitojë futjen e masave kufizuese në gjithë vendin, aq sa është e mundur. Autoritetet kanë vendosur që të fusin masa kufizuese në qytetet e prekura.

Atje ndalohet tubimi i shumë njerëzve në një vend, janë futur masa kufizuese në bare dhe ndalohen vizitat në orarë të caktuara në shtëpitë e të moshuarve.

Në Paris dhe rajone të tjera duhet të barten parimisht maskat me të dalë nga shtëpia.

Nga e hëna masa të rrepta u vendosën edhe në Madrid. Në gjashtë pjesë të qytetit dhe shtatë komuna njerëzit mund të dalin nga shtëpia vetëm për nevojat më të rëndësishme – për të shkuar në punë, vizitë te mjeku, për të shkuar në shkollë etj.

Masa të ngjashme kufizuese do të merren edhe në pjesë të tjera të vendit, si në Majorca. Një izolim të dytë, duan ta evitojnë të gjithë pasi pasojat tek ekonomia, do të ishin katastrofike. Ndaj vëmendja është drejtuar tek rregulla të caktuara në rajone të vecanta.

Lexo edhe :  Denoncimi i Këlliçit/ Ambulancat do shpërndajnë para natën, kam informacione të sigurta!

Në Britaninë e Madhe situata është e ndryshme. Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha pak ditë më parë se një izolim i plotë është një skenar që duhet evituar, por sidoqoftë, autoritetet janë të përgatitur për këtë skenar.

Studiuesit ndërkohë i kanë rekomanduar qeverisë britanike një izolim dy javor në kohën e pushimeve të vjeshtës, në tetor. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV