Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut Saimir Taullau pasi kërkohej për trafik droge në Zvicër.
Taullau nuk është i panjohur, ai njihet si një person me precedent kriminalë dhe ndaj atij në të kaluarën janë bërë disa atentate. Trafikantit nga Lushnja iu dërgua edhe një kërkesë nga OFL për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.
Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares./Re.Gu/Fjala.al