Çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini dy filxhanë kafe në ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin.

Kafeja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pinë plot 450 miliardë filxhanë kafe.

Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë.

Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, një sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi.

Por të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike.

Një studim i vitit 2016 zbuloi lidhjen e fortë mes konsumit të kafesë dhe rrezikut të cirozës.

Sipas shkencëtarëve, kafeina metabolizohet në një substancë që parandalon zhvillimin e cirozës së mëlçisë.

Kafeja Dhe Mëlçia

Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë Amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C.

Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën.

Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë.

Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë.

Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë.

Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike.

Lexo edhe :  Vota e Diasporës/ Balla takim në Ferrara: Nuk bëhet fjalë vetëm për fitoren

Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Vlera Të Tjera Të Kafesë

Ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë

Ul rrezikun e vdekjes së parakohshme

Lufton depresionin

Mbron nga diabeti i tipit 2

Pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës

Përmirëson performancën fizike

Ndihmon në rënien në peshë

Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë

Në të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit

Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira.

Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Të fundit

14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK

Nga Skënder Minxhozi Këto dy data e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para na kujton ditën kur shteti vrau, zhduku provat dhe...

Vishet si infermiere dhe rrëmben foshnjen në spital, arsyeja do ju befasojë

Një vajzë e vogël është rrëmbyer nga një spital publik në Paraguai, por fatmirësisht autoritetet kanë arritur ta gjejnë në pak kohë. Sipas mediave të...

Vota e Diasporës për 11 Majin, ja sa emigrantë kanë aplikuar (SHIFRAT)

Po vijon me ritme të larta procesi i aplikimit të Diasporës në KQZ për pjesëmarrje në votimet parlamentare të 11 Majit 2025. Shkon në 50...

Beqiri për ‘21 Janarin’: Dëshmitarët dhe provat filmike rëndojnë Berishën

Avokati Idajet Beqiri thotë se dërgimi në gjyq i çështjes së “21 Janarit”, po vonon nga ngarkesa që ka Prokuroria e Posaçme (SPAK). Në një...

“Jemi në pikun e gripit”/ Brataj: Në vendin tonë prezent Covid dhe RSV-ja

Me uljen e temperaturave shtohen dhe rastet e pacientëve nëpër spitale. Sëmundjet si gripi dhe llojet e ndryshme të viruseve qarkullojnë në vendin tonë...

Lajme të tjera

Web TV