Rama nesër në Ukrainë, ja çfarë do të bisedojë me krerët e Kievit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Edi Rama, nesër do të vizitojnë Ukrainën, në cilësinë e Kryetarit të Përgjithshëm të OSBE-së.

Zyra e OSBE-së ka theksuar se kjo vizitë e parë zyrtare, si Kryetar i Zyrës së OSBE-së nga Rama, pasqyron rëndësinë e madhe që ai i kushton përpjekjeve të OSBE-së për të adresuar krizën rreth Ukrainës, sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë sot.

Rama do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të nivelit të lartë ukrainas në Kiev. Pritet të zhvillojë bisedime me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, Kryeministrin Oleksiy Honcharuk, Ministrin e Jashtëm Vadym Prystaiko dhe Kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov.

Një konferencë për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës, është planifikuar të mbahet në përfundim të takimit me Ministrin e Jashtëm Prystaiko.

Bisedimet me zyrtarët e lartë në Ukrainë do të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit midis OSBE-së dhe Ukrainës, në punën e Misionit të posaçëm të monitorimit të OSBE-së (SMM) në Ukrainë, dhe në përpjekjet për një zgjidhje paqësore.

Në Kiev, Rama do të takohet gjithashtu me stafin e SMM, Koordinatorin e Projektit në Ukrainë, dhe Përfaqësuesin e tij Special në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral.

Është planifikuar që të nesërmen e vizitës (21 janar) ai do të vizitojë Ukrainën lindore për të pasur një panoramë më të qartë të situatës në zonat e prekura nga konflikti dhe punën e SMM.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV