Balla: Qasja e PS në qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve të qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja zhvilluan një takim me me gratë anëtare të Këshillit Bashkiak të Elbasanit.

Në fjalën e tij Balla tha se qasja e PS në qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht qytetarët e thjeshtë çdo ditë, në çdo zyrë shteti.

“Ne socialistët shqiptarë jemi progresistë, nuk jemi konservatorë, jo për definicion, por se na dallon me të tjerët reagimi instiktiv, i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruar çdo njësi shërbimi publik ku qytetarët nuk marrin si duhet shërbimet, ku ka korrupsion e të cilat ne duhet të vazhdojmë ti reformojmë.

Prandaj qasja jonë në qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë çdo ditë, në çdo zyrë shteti, në cdo bashki, në çdo shërbim publik etj”, deklaroi Balla.

Më tej numri dy i PS, Balla nënvizoi se: “Brenda PS kemi zhvilluar prej disa muajsh një proces ripërtëritës, ri-organizimi, ku kemi synuar rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste.

Jemi partia e vetme në Shqipëri që kemi bashkëdrejtim mes grave dhe burrave në organizatat tona në çdo lagje qyteti apo në cdo fshat. Duhet të vijojmë të ftojmë sa më shumë gra të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.”/Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/b.taulant/posts/3393006160744961

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV