OFL “zbarkon” në Elbasan, iu kërkon të justifikojnë pasurinë 3 të dënuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit i ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit tre perosnave, këtë herë OFL ka zbarkuar në Elbasan.

Abcnews.al mëson se objekt i OFL këtë herë janë, Bashkim Bubeqi, Durim Koçi dhe  Emanuele Budini.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-B. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

-D. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-E. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Lexo edhe :  Nxënësit i rikthehen bankave të shkollës këtë të shtunë, ja shkaku

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ngërçi politik dhe a është Berisha një alternativë qeverisëse?

Nga Mentor Kikia Sikur edhe gjysma e atyre akuzave që janë ngritur deri tani, të jenë të vërteta, mjaftojnë që...

Mbappe e thotë sërish: Në Itali vetëm për Milan, jam tifoz i tyre që fëmijë

Duke folur për Sky Sport, ylli i kombëtares franceze, Kylian Mbappé, u ndal edhe te futbolli italian, duke treguar dashurinë që ka për Milanin...

Kuvendi hoqi Berishën nga lista e pagesave, çfarë pritet të ndodhë në qershor

Kuvendi i ka ndërprerë Sali Berishës përfitimet financiare që i takon çdo deputeti, përfshi edhe pagën, pasi ish-kryeministri nuk ka marrë pjesë në asnjë...

Luiz Ejlli publikon momentin e ëmbël me vogëlushen Luna Mari

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito që prej momentit që vogëlushja e tyre, Luna Mari erdhi në jetë nuk kanë ngurruar që të...

Pas rezolutës anti-Korrupsion, të enjten votohet Komisioni i Posaçëm

Mazhoranca e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama nuk humbet kohë pas miratimit të rezolutës anti-korrupsion, e cila kaloi në Kuvend me votat e ligjvënësve...

Lajme të tjera

Web TV