Nis vaksinimi kundër gripit, Manastirliu: Do të jenë falas për grupet e rrezikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur sot programi i vaksinimit kundër gripit, pjesë e planit të vjeshtë-dimrit për të minimizuar riskun nga komplikacionet që vijnë nga gripi stinor, në situatën e pandemisë së koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot në Poliklinikën Qendrore në Tiranë, për nisjen e procesit të vaksinimit kundër gripit, që filloi me personelin shëndetësor dhe kategoritë e rrezikuara të cilat do e përfitojnë falas.

“Këtë vit, edhe në kuadër të strategjisë tonë të vjeshtë-dimrit, edhe të kontrollit të sëmundjeve infektive, kemi arritur që në një kohë shumë të shpejtë të bëjmë të mundur sjelljen e vaksinës së gripit në muajin Shtator. Sot është dita e parë e nisjes së këtij programi, duke filluar me personelin shëndetësor”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se janë siguruar disa herë më shumë vaksina se një vit më parë.

“Bazuar edhe në rekomandimin e ekspertëve, ne ja kemi dalë të financojmë në kohë dhe të sigurojmë 368 mijë doza vaksinash, sasia e parë e të cilave ka mbërritur dhe ka nisur të shpërndahet në qendrat shëndetësore, me qëllim vaksinimin e kategorive të riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, duke vijuar me mësuesit, edukatorët, duke vazhduar me të sëmurët kronikë, me ata mbi 65 vjeç, fëmijët”, tha Manastirliu.

Përgjegjësja e Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se nga vaksinimi do të përfitojnë disa grupe risku dhe në këtë situatë të shkaktuar nga Covid-19, vaksinimi do të jetë një masë parandaluese që këto grupe risku të mos infektohen nga virozat që qarkullojnë meqenëse qarkullojnë paralelisht me Covid-19.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, deklaroi se ka mbërritur sasia e parë në kohë edhe pse në situatë pandemie dhe do të vijohet me ardhjen e dozave të tjera, sipas planit.

Lexo edhe :  Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Vaksina kundër gripit është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale katër herë më shumë se një vit më parë dhe do të vijë të kryhet pas personelit shëndetësor edhe për grupet e tjera të riskut, falas, pranë qendrave shëndetësore, sipas një kalendari të përcaktuar nga vetë strukturat e shëndetësisë. Do të jenë mjekët e familjes që do të thërrasin personat e riskuar për kryerjen e vaksinës, sipas parashikimeve./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/467545317466145/

Të fundit

Zjarri në Dukat/ Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile,...

“Na duhet një Toni Kroos”, në Madrid gjejnë dy opsionet për mesfushën

Pas largimit të Toni Kroos, Real Madrid ka kuptuar se i duhet një mesfushor i ngjashëm me gjermanin. Ky rol vështirë të mbulohet nga...

Valë e fortë e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin ‘rekord’

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis...

Në Rusi janë gati tri plane për përballjen me Donald Trump

Eksperti rus Aleksander Gabuev, drejtor i Qendrës Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë në Berlin, analizon për revistën gjermane DER SPIEGEL ndryshimin e retorikës së...

Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një mbledhje në kryeqytet me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës si dhe me...

Lajme të tjera

Web TV