1923/Kur patrioti shqiptar regjistronte në Nju Jork këngën “Muaj i Majit” -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga këngët më të bukura shqiptare që është trashëguar brez pas brezi është kënga “Muaj i Majit”. Por a e dini se kjo këngë për herë të parë është regjistruar para para 96 vitesh, në vitin e largët 1923.

Ishte patrioti, artisti dhe muzikanti korçar Spiridon Ilo i cili regjistroi në disk këngën “Muaj i Majit” në kompaninë e tij “Albanian Phonograph Record”.

Kujtojmë së Spiridon Ilo ishte një nga firmëtarët e aktit të pavarësisë në vitin 1912. Gjithashtu, Spiridon Ilo ka qenë një nga ata patriotë që kanë dhënë para për formimin e shtetit shqiptar.

Patriotizmin e tij e dëshmon dhe regjistrimi i këngës “Muaj i Majit”, një krijim brilant me tekst dhe muzike të Mihal Gramenos. Pa fikë mund të themi se kënga “Muaj i Majit” është një serenate aq e njohur dhe e dashur, e kënduar në breza dhe dekada

Këtë regjistrim  e ka shpërndarë për publikun Niko Kotherja, drejtor Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale.

Postimi i plotë i Niko Kotherjas

Para 96 vitesh, në kompaninë e tij “Albanian Phonograph Record”, patrioti, artisti dhe muzikanti korçar Spiridon Ilo regjistroi këtë disk me këngën “Muaj i Majit”, një krijim brilant me tekst dhe muzike të Mihal Gramenos. Një serenate aq e njohur dhe e dashur, e kënduar në breza dhe dekada, përcillet këtu në regjistrimin e parë, i kryer në Nju Jork, në vitin e largët 1923.

Nuk kishte kitare korçare që të mos e njihte këtë serenate…!

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake Ukrainës?

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të...

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur me një ceremoni të veçantë...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Lajme të tjera

Web TV