Zbardhet vendimi/Punësimi i 1 mijë mësuesve, ja si do të rekrutohen dhe paguhen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e arsimit Evis Kushi ka deklaruar ditën e djeshme se do të punësohen 1 mijë mësues të rinj për të përballuar situatën e pandemisë në vitin e ri shkollor 2020-2021.

Ditën e djeshme Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe VKM-në për punësimin e mësuesve shtesë që tregon mënyrën se si do të përzgjidhen dhe si do të paguhen këta mësues.

Për rekrutimin e tyre do të përdoret portal “Mësues për Shqipërinë” për sistemin parauniversitar.

V E N D I M

PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT MAKSIMAL TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PËR MINISTRINË E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 12, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Numri maksimal i punonjësve arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme, për vitin shkollor 2020-2021 për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, është jo më shumë 1 000 (një mijë) punonjës.
  2. Punonjësit arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme rekrutohen nga portali “Mësues për Shqipërinë” për sistemin arsimor parauniversitar (arsimi bazë, gjimnazi dhe arsimi i mesëm i orientuar), me qëllim përballimin e nevojave për punonjës arsimorë shtesë gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, për vitin shkollor 2020-2021.
  3. Shpërndarja e numrit të punonjësve arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme, në varësi të nevojave të zyrave vendore të arsimit parauniversitar, bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin.
  4. Pagesa e punonjësve arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme kryhet në përputhje me përcaktimet e bëra në vendimin nr.175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jo mësimorë, në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar, në varësi të kohës së punës së kryer.
  5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit për vitin 2020, i miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në programet buxhetore “Arsimi bazë” dhe “Arsimi i mesëm i përgjithshëm”.
  6. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Lexo edhe :  ‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

Të fundit

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

E rëndë në Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Burime bëjnë me dije se është gjetur një i moshuar nga pushuesit në breg...

Lajme të tjera

Web TV