Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fillimi i muajt tetor në vetvete nënkupton fillimin e Muajit të Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit. I shënuar ne vende të botës çdo tetor, muaji i Vetëdijësimit të Kancerit të Gjirit, kontribuon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin, trajtimin e hershëm si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Referuar statistikave, përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, por mund të paraqitet edhe te meshkujt ndonëse me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste.
Simptoma e parë e kancerit të gjirit është një gungë, tip kokrre që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femrat pikasin një problem të tillë. Kanceri i hershëm zbulohet nga një mamografi.

Mirëpo, shumica e simptomave të çrregullimeve të gjirit, nuk paraqesin domosdoshmërisht kancer gjiri. Për shembull, më pak se 20% e gungave, janë kanceroze, dhe sëmundjet beninje të gjirit janë shkaqet më të zakonshme të simptomave të çrregullimit të gjirit.

Megjithatë, çdo lloj ndryshimi duhet të merret në konsideratë nga të dyja gjinitë.
Në çdo vit, ka rreth 1.38 milion raste të reja dhe 458 000 vdekje nga kanceri i gjirit. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek femrat në të gjithë botën.

Në vendet me të ardhura mesatarisht të ulëta dhe të mesme, incidenca është rritur në mënyrë të qëndrueshme viteve të fundit për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, të urbanizimit dhe të adoptimit të stileve të jetesës perëndimore.

Aktualisht nuk ka shumë njohuri mbi shkaqet e kancerit të gjirit. Zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet gurthemeli i kontrollit të kancerit të gjirit.Në momentin që kanceri i gjirit zbulohet në periudhë të hershme, ekziston një mundësi e mirë që kanceri i gjirit të shërohet.

Lexo edhe :  Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Trajtimi kurativ nuk është më një opsion nëse zbulohet vonë. Ndodhur në këto kushte, nevojitet kujdes I shtuar për të lehtësuar vuajtjet e pacientëve si dhe familjeve të tyre.

Shumica e vdekjeve nga kanceri I gjirit, ndodhin në vendet me të ardhura kryesisht të ulëta dhe të mesme, ku një pjesë e madhe e femrave me kancer të gjirit diagnostikohen në faza të vona, që vjen kryesisht si pasojë e mungesës së vetëdijes për zbulimin e hershëm dhe pengesat për shërbimet shëndetësore. Er. Ke/ Fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV