Mblidhet Këshilli Politik/Gjiknuri: Kërkesa e opozitës drejt OSBE/OHDIR tentativë për të zvarritur procesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur mbledhja e Këshillit Politik vetëm pak minuta më pare ndërkohë që Damian Gjknuri, përfaqësues i maxhorancës është shprehur se kërkesa e opozitës për t’iu drejtuar  OSBE/OHDIR është tentative për të zvarritur procesin.

“Nuk mund të diktohet procesi i reformës nga kërkesat tuaja. Në emailin tuaj me shumë kërkoni sebep për të mos gjetur kompromis dhe kërkoni të imponoheni. Sipas jush kompromis është vetëm ajo që kërkoni ju. Propozimet tona janë te bazuara ne praktikat evropiane dhe nuk eshte se kemi bere shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve eshte pikerisht qendrim i yni i bazuar ne praktikat evropiane. Kerkesa juaj per odihr eshte per te zvarritur procesin dhe futur ne krize kushtetuese vendin. Une jam i hapur per kompromis per ceshtjet e tjera nese ju deklaroni se do te pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj qe disa ne fakt i keni dhene dhe ketu. Nuk pranojme te na diktohet konsensusi me kerkesa vetem te njeres pale. Qe te mbahet peng gjithcka vetem nga formulimi per koalicionet, kjo eshte taktike e juaja per te cuar ne pengimin e zbatimit te Kushtetutes.

Oferta jone eshte te pranojme formulen e koalicioneve sipas shembujve te vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista te hapura. Me pas per ceshtjen e listave dhe pragut hajdeni te diskutojme. Ne i qendrojme propozimit tone per listat por megjithate hajdeni te ulemi dhe te punojme per te gjetur kompromis.

Tentativa qe konsensusi te quhet imponim vetem i njeres pale eshte i papranueshem per mazhorancen.” mësohet të jetë shprehur Gjiknuri. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Stërvitja më e bukur për t’u bërë qytetarë… Europianë!

Nga Alba Malltezi Ne shqiptarët jemi mësuar me stërvitje nga më të ndryshmet. Historia dhe fati na kanë sjellë lloj...

Nuk ka më dyshime/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Trent Alexander-Arbold

Real Madridi ka zyrtarizuar nënshkrimin e Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i djathtë anglez i bashkohet Los Blancos pasi përfundoi kontratën e tij me Liverpoolin dhe...

Kur do të vijë në Shqipëri? Parashqevi Simaku jep përgjigjen e shumëpritur

Parashqevi Simaku zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” ku rrëfeu për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu gjithçka që ka ndodhur me të gjithë këto...

Një divë në skenë si Edith Mihali, artistja zgjedh që të tregojë për veten përmes artit

Edith Mihali është një prej personaliteteve të skenës lirike shqiptare. Mjeshtre e Madhe dhe Artiste e Merituar, e kompletuar me studime për artet të...

Përse nuk duhet të vendosësh akull mbi lëkurën e djegur

Studimet tregojnë se të djegurat janë ndër pesë aksidentet më të rëndomta që ndodhin në kuzhinë. Është pikërisht kjo e fundit që ofron edhe kurimin...

Lajme të tjera

Web TV