Mijëra migrantë të Amerikës Qendrore të cilët kaluan kufirin pa autorizim detyruan Guatemalën të ndërmarrë masa të posaçme për forcat e sigurisë. Një ditë më parë, më shumë se 2,000 anëtarë të karvanit, kaluan trupat e armatosura të Guatemalës në kufi, ndërsa besonin se me largimin e tyre do të shpëtonin nga varfëria e krijuar si pasojë e pandemia e koronavirusit.
Guatemala ndërmori masa të posaçme për forcat e sigurisë, pasi mijëra migrantë të Amerikës Qendrore kaluan kufirin pa autorizim në një karvan personash që synonin të mbërrinin në Shtetet e Bashkuara.
Deklarata e Presidentit Alejandro Giammattei u jep forcave të sigurisë kompetenca shtesë për të shpërndarë tubimet publike në gjashtë departamente të Guatemalës, pasi migrantët e Amerikës Qendrore po përpiqen të hyjnë në vend në ditët e ardhshme.
Mëngjesin e së enjtes, më shumë se 2,000 anëtarë të karvanit, me maska në fytyrë, kaluan trupat e armatosura të Guatemalës në kufi, ndërsa kërkonin t’i shpëtonin sagës së varfërisë së përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit.
Zyrtarët e Guatemalës shprehën shqetësimin e tyre.
“Ne po flasim për një karvan personash në mes të një pandemie. Situata është e komplikuar sepse ata thyen protokollet shëndetësore dhe ne nuk e dimë kush ka hyrë,” tha drejtori i migracionit i Guatemalës Guillermo Díaz.
Një anëtar i karvanit vdiq të enjten në Guatemalë pasi ra nga një rimorkio dhe u bllokua nën rrotat e tij, njoftoi Kryqi i Kuq i Guatemalës.
Karvani është më i madhi që kur pandemia e koronavirusit goditi Amerikën Qendrore në Mars, duke shkaktuar probleme në qeveri e për pasojë goditi ekonomitë tashmë të pasigurta, duke çuar në rritje të papunësisë dhe varfërisë.
Presidenti republikan Donald Trump e ka cilësuar goditjen e migracionit të paautorizuar si pjesë kryesore të platformës së tij, përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA në një muaj.
Anëtarët e karvanit thanë se po iknin nga kushtet e tmerrshme në Honduras, e cila po përjeton rënien më të keqe ekonomike në historinë e saj.
La.Mi.Fjala.al