Rajmonda Bulku, aktorja e njohur shqiptare rezulton e infektuar me COVID-19.
Aktorja 62-vjeçare mësohet të jetë shtruar në spital dhe gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme.
Bulku është ndër aktoret më të njohura të kinematografisë shqiptare.
Ajo mbahet mend jo vetëm si aktore, por gjithashtu dhe si pjesë e politikës dhe lëvizjes studentore të dhjetorit ’90. /Ra.My.Fjala.al/