“2 burra dolën nga një mikrobus”, Rajmonda Bulku rrëfen si nisi karriera në kinematografi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e zbulimit të Rajmonda Bulkut si aktore është sa e bukur, aq edhe e veçantë. Ylli i kinematografisë shqiptare tregon se para shumë vitesh, 2 burra e kanë pikasur dhe e kanë ftuar për një fotografi në “Kinostudio”. E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Bulku thotë se ra menjëherë dakord dhe ishte fillimi i karrierës së saj.

Alketa Vejsiu: Si të zbuluan, do të na e tregosh pak të lutem historinë se është histori shumë e bukur. Sot ka shumë agjentë kudo në botë që rekrutojnë vajza të bukura në muzikë, kinema, kudo. Çudi e madhe që 40 e ca vite më parë të pikasën dhe të ftuan për një set fotografik.

Rajmonda Bulku: Po, dhe ka qenë çudi dhe se si. Po dilja nga rruga ime, nga Myslym Shyri për tek Rruga e Kavajës dhe në trotuar për të kaluar në trotuarin e mesit të Rrugës së Kavajës, më ndalon një mikrobus bojëqielli dhe dalin 2 burra dhe më prezantohen dhe më thonë që “ndaluam sepse duam të bëjmë një fotografi për Kinostudio”. Kaq ishte. Nuk e di pse nuk hezitova, nuk e di pse me thjeshtësinë time brenda natyrës së mbyllur apo turpit, unë thashë “dakord”. Ai ishte një fillim, ishte një film i parë që fillova dhe nuk mbaroi asnjëherë./E.Ç

Të fundit

Stuhia më e fortë diellore në 20 vitet e fundit prek Tokën, cfarë efektesh ka?!

Stuhia diellore më e fortë në më shumë se dy dekada preku Tokën (10.05.2024), duke shkaktuar aurora spektakolare në...

PL feston ditëlindjen e Erisa Xhixhos, Meta trembet nga fishekzjarret (VIDEO)

Një video e publikuar së fundmi nga Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shkaktuar të qeshura në rrjet. Teksa po festonin ditëlindjen...

1001 arsye, që opozita nuk i fiton kurrë më zgjedhjet

Nga Artur Ajazi Ajo ç’ka po ndodh me opozitën aktuale, apo me reagimet e eksponentëve të saj lidhur me ngjarjet kriminale, të bën të besosh...

“Po kokat pse nuk goditen?”/ Balla reagon pas megaoperacionit të SPAK

Ministri i Brendshëm, Tulant Balla, ka komentuar ditën e sotme operacionin e organizuar nga SPAK për kapjen e “kokave” të krimit në bashkëpunim me...

“Kur ishte shtatzënë i futi kokën në zbardhues”/ Detajet e reja nga vrasja e Enkelejdës

Shokues ka qenë rasti i 40-vjeccares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme. Vëllai i viktimës ka...

Lajme të tjera

Web TV