Valteri replikë me Ralf Gjonin: Ndryshimi i vetëm mes meje dhe teje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka bërë një replikë me Ralf Gjonin pasi ky i fundit i kujtoi sherrin në korrik për lojërat me ndryshimet kushtetuese.

Valteri thotë se ndryshimi i tij me Gjonin është se nuk pati kurrë pritshmëri nga mazhoranca dhe se ndoshta në fund opozita parlamentare do të marrë një faturë për guximin që mori për ndryshimet kushtetuese.

Ai e pranon se tashmë mazhoranca i ka bërë listat më të mbyllura se çfarë janë por kujton në 25 prill njerëzit do zgjedhin mes Valterit dhe atyre që u kanë vjedhur e mashtruar.

”I nderuar Ralf, i vetmi ndryshim mes meje dhe teje është që unë s’kam pasur kurrë pritshmëri nga këta. Ndoshta marrim dhe një faturë, që PS bashkëpunoi me Lulin, Monën, dhe i mbyllën më shumë seç ishin.

Po unë s’jam që po doli djalë është imi, vajzë është i këtyre. Unë e pranoj sido që të jetë. Më 25 prill njerëzit do zgjedhin mes meje dhe një njeriu që ka vjedhur. Mes meje dhe një njeri që i ka mashtruar çdo 2 vjet. Nëse kam bërë faj që guxova, atëhere më falni se është faji më i vogël që kam guxuar.”- tha Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV