Gjuzi e ndërpret, Rama i drejtohet Ruçit: Gramoz merr masa, nuk vazhdoj, nëse ai klith

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme parlamentare merr rëndësi të veçantë për faktin se do të votohen ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në foltore iu është drejtuar deputetëve të opozitës parlamentare se ndodhen aty se i ka rënë bingo.

Deputeti Kujtim Gjuzi ka ndërprerë disa herë fjalën e kryeministrit ndërsa ky i fundit i ka kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, që të marrë masa ndaj tij, pasi nuk ka ardhur për të debatuar me deputetin.

Rama: Juve ju ra bingo, se bingo njëherë bie. Gëzojuni bingos dhe mos e bëni si ata, që shkonin dhe ato që i fitonin i çonin në lloto. Çfarë kujtoni ju, se mund të hidhni zare mbi ne? Ke folur dhe të kam dëgjuar, sot nuk jam këtu për të bërë batuta me ty. Të lutem më lër të përfundoj.

(Gjuzi vijon të flasë nga vendi)
Rama-Rucit: Kryetar të lutem më jep mundësinë të flas. Nuk mund të vazhdoj, nëse ai zotëria atje klith.
Ruci: Nuk je i detyruar të rrish, të lutem dëgjo. Të tërheq vëmendjen, mos fol më nga vendi.
Rama: Gramoz unë nuk flas më, nëse zotëria nuk merr atë që i takon, meqë u bë kjo punë njëri zë foltoren, tjetri klith nga vendi. Fyerje e ofendime këtu lart e poshtë janë të patolerueshme.
Ruci: Ju lutem, mos ndërhyni nga vendi. Do marr masë.

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV