Guardia di Finanza ka kapur një ngarkesë prej 16 kg heroinë në portin e Ankonës.
Droga ishte fshehur brenda një kamioni të zbritur nga një anije që vinte nga porti i Durrësit.
Ndërkohë agjentët e policisë italiane arrestuan shoferin e automjetit, një shqiptar 38-vjeçar.
Ky operacion është zhvilluar në datën 16 janar, por është bërë i ditur vetëm ditën e sotme.
Policia italiane e Ankonës vërtetoi arrestimin e shqiptarit i cili nuk ka pranuar të flasë për autoritetet italiane.
Ndërkohë autoritetet italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e shqiptarit.
Heroina, e cila tashmë do t’i nënshtrohet testeve laboratorike, ishte e fshehur në brendësi të automjetit.
Autoritetet italiane kanë ngritur grupin hetimor, për të kuptuar se ku ishte destinacioni final i drogës së rëndë, dhe veçanërisht nëse shqiptari kishte ndonjë pritës në Ancona.