25 shqiptarë janë riatdhesuar nga Lyon, Francë, mesditën e sotme. Bëhet me dije se 25 shqiptarët që kishin kërkuar azil në Francë u riatdhesuan me anë të një fluturimi charter në Rians.
Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.
Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar kalim e paligjshëm të kufirit, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve ndërkufitare./Re.Gu/Fjala.al