Kryetari i Partisë Demkratike, Lulzim Basha vazhdon takimet me bizneset dhe qytetarët për tu njohur me problematikat e tyre.
Sot fokusi është vendosur tek taksistët e qytetit të Tiranës për tu njohur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.
Kryedemokrati Basha i ka premtuar taksistëve se do të lehtësojë detyrimet e tyre duke hequr taksën e karburantit të cilë e quajti taksa “Rama”.
Basha është shprehur se Rama në këto 7 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe se se këto janë ditët e fundit të tij në qeverisje. /Ra.My.Fjala.al/