E rëndë në familjen shqiptare/ Vëllezërit humbin jetën nga Co*vid brenda 4 ditëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjet e Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshit kanë përjetuar dy tragjedi  brenda pak ditësh.

Këta dy vëllezër nuk arritën ta fitojnë dot betejën me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare kryetrari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, i cili u shpreh se “para 3 ditësh ka ndërruar jetë njëri prej vëllezërve, tani pas dy ditësh vëllai tjetër. Ata kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, fatkeqësisht nuk e kanë përballu luftën me koronavirusin”.

Ai shtoi se gjendja me koronavirusin në komunën që udhëheq është e qëndrueshme dhe po bëhet gjithçka për tejkalimin e kësaj situate. Në media u raportua se viktimat kanë qenë të moshës 60 dhe 57 vjeçare.

Javëve të fundit numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka rënë dukshëm.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 15,938 raste nga 71,865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsejtë 14,143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,157.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mos u bëj si Saliu? Veliaj reagon sërish: S’po luftoj të shkrij SPAK

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagon ndaj kritikëve të cilët thonë se po godet SPAK. Veliaj thotë se...

Dremitje e fortë: sa duhet të zgjasë një sy gjumë

Të bësh një sy gjumë, veçanërisht pas ngrënies, është një instinkt primar: në fakt, midis orës 13 dhe 14, temperatura e trupit tonë bie...

Ja sa kushton një shtëpi në Vlorë

Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. Gjatë fillimvitit të 2024-ës çmimet e apartamenteve në Vlorë u rritën ndjeshëm, për shkak të kërkesës që...

“Në Big Brother gjeta njeriun e jetës”, Bardhi: Mendova të lë muzikën se nuk po fitoja më

Bardhi ishte i ftuar në “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ku tregoi për vështirësitë e tij si ‘baba i ri’, në karrierë...

Zgjedhjet në Gjermani/ Merz dhe Scholz hedhin votën e tyre: Çdo gjë do të shkojë mirë!

Qytetarët gjermanë vijojnë ti drejtohen kutive të votimit këtë të diel teksa po mbahen zgjedhjet parlamentare. Pak më parë kanë hedhur votën e tyre...

Lajme të tjera

Web TV