Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij në asamblenë e Partisë Socialiste, e cila po mbahet tek Amfiteatri i Liqenit Artificial.
Kreu i qeverisë duke bërë bilancin për rritjen e punësimit, pagave apo kursimet e familjarëve, nuk nguroi të bëjë dhe batuta në lidhje me premtimet e Bashës.
Kreu demokrat tha se për biznesin e vogël taksa do të jetë 0.5%, por s’do paguhet për tarifat e pushtetit vendor.
“Mos paguaj pastrimin se do e pastrojë Luli qytetin me fshesën e Monikës. Imagjinoni ç’a i bën qytetit ajo fshesa e Monës. Mos paguaj për ndriçimin thotë Luli se do na ndriçojë Meta me Saliun”, ka thënë me ironi kryeministri Rama.
“Ata që krijojnë sot një biznes, Shqipëria është sot më e drejtë për ta? Sigurisht. Duke qenë më e drejtë për ta, është për të gjithë. Kur ne i kërkuam shqiptarëve votën i thamë që do i jepnim fund shtypjes së pabarabartë të taksës së sheshtë.
Ashtu siç nuk i prekëm rrogat dhe pensionet, përgjysmuam taksën e biznesit të vogël, ulëm taksat për punonjësit me rroga mesatare, dhe rritë taksën për biznesin e madh. Është fakt. Dhe shifra këtë nuk është opinion.
Janë 130 mln dollarë kursime, nëse do kishte vazhduar sistemi i parë. Do ishin në arkën e shtetit, kanë shkuar në arkën e familjeve. Punësimi është rritur dhe biznesi i vogël nga 2013-2019 ka 82 mijë të punësuar më shumë. sot janë qytetarë të siguruar.
Ne na thonë partia e të pasurve. Që punojnë për 10 veta. Po 10 vetat sa kanë paguar para se të vinim ne, për të financuar shëndetësinë, arsimin? Sot 3 herë para më shumë ka marrë shteti nga ata. 400 mln dollarë më shumë se 100 më të mëdhenjtë i kanë derdhur në arkën e shtetit. Thonë që këto shifra vijnë si rezultat i faktit që kanë marrë tendera, e pavërtetë. Thonë që taksa e sheshtë do stimulojë punësimin.
Ne kemi rritur taksën për bizneset e mëdha kemi rritur dhe punësimin. Le t’i marrin shifrat dhe këta dembelët e llogjeve të facebookut. Ja fondi i rritjes së pagave. 56.2% më shumë sot dalin nga arka e shtetit për të paguar pagat.
Këto kanë në themel drejtësinë. Sot ne vijmë në pikën kur e zerojmë taksën dhe zerojmë dhe tvsh për biznesin e vogël deri në 100 milionë lekë të ardhura në vit. Nuk është premtim elektoral, por ligj në Kuvend.
E kuptoj që ky zerim krijon problem të madh se është fakt, por duhet të jesh vërtet kaq i mllefosur dhe kaq i ndërkryer sa të mos qeshësh e lë më pastaj ta votosh Lulin kur thotë ne do e bëjmë 0.5. Unë jam i bindur se kur të vijë fushata ai do thotë -0.5, e bën ai e bën. Do e bëjmë 0.5 thotë, por s’ka më tarifa të pushtetit vendor. Mos paguaj pastrimin se do e pastrojë Luli qytetin me fshesën e Monikës. Imagjinoni ç’a i bën qytetit ajo fshesa e Monës. Mos paguaj për ndriçimin thotë Luli se do na ndriçojë Meta me Saliun, ” deklaroi Rama.