Dieta detox (nxjerrja e helmeve), shpesh konsiderohet si një dietë që duhet të ndiqet për disa ditë, zakonisht 3 ose 7. Sidoqoftë, është e mundur të zgjasni kohëzgjatjen e saj deri në 30 ditë, duke marrë përfitimet maksimale për të eliminuar toksinat si dhe për dobësim.
Objektivi kryesor i kësaj strategjie dietike është të eleminojë toksinat ekzogjene të grumbulluara në trup si rezultat i periudhave të veçanta, të shkaktuara nga stresi, ndotja, abuzimi me ilaçet ose dieta e pashëndetshme. Duke hequr disa ushqime, ju ndihmoni mëlçinë të kryejë veprimin e saj themelor pastrues në rastin më të mirë, duke eliminuar jo vetëm toksinat, por gjithashtu duke marrë një humbje të konsiderueshme të masës dhjamore.
Dieta detox: si ta bëjmë?
Së pari dhe themelore është edukimi i vetes, për të njohur dhe marrë ushqime të dobishme për mirëqenien e trupit dhe për të eleminuar ato të dëmshme, të cilat në planin afatgjatë rëndojnë mëlçinë dhe nuk lejojnë që ajo të kryejë funksionin e saj themelor të pastrimit të toksinave. Më tej në artikull do të gjeni informacionin specifik.
Ujë
Pirja shumë e ndihmon mëlçinë të filtrojë dhe eleminojë më mirë substancat e dëmshme. Filloni ditën me një gotë ujë të nxehtë dhe limon në stomak bosh, dhe pini të paktën 2 litra ujë gjatë ditës.
Çajra bimorë
Çajrat bimore ndihmojnë në pastrimin e trupit. Zgjidhni përshembull, çajrat nga artiçokë, luleradhiqe, gjemba qumështi, hithër: ato ndihmojnë në normalizimin e funksioneve të mëlçisë, ulin kolesterolin, trigliceridet dhe sheqerin në gjak, gjithashtu përshpejtojnë metabolizmin.
Ushqime të shëndetshme
Për të ndjekur një dietë detox duhet të edukoni veten për ushqimin e duhur, të përbërë nga ushqime të vërteta, të shëndetshme dhe organike, jo të rafinuara, jo të paketuara, pa aditivë, ngjyra, aroma.
Dritë jeshile për të gjitha llojet e perimeve, sidomos ato më të pasura me antioksidantë, të cilët luftojnë radikalet e lira, të pasura me minerale dhe vitamina thelbësore si C, dhe së fundmi me fibra. Ndër zgjedhjet më të mira janë të gjitha perimet me gjethe jeshile, panxhari, karota, kungulli, avokado. Dieta duhet të përmbajë gjithashtu në orizin dhe makaronat integrale, bukë thekre, mish të bardhë dhe peshk të egër, vezë, qumësht dhie, salcë sojë, si dhe përdorimi i erëzave në vend të kripës
Ushqime që duhen shmangur
Bukë, makarona, biskota dhe pica me miell gruri, ushqime që përmbajnë laktozë, ushqime të skuqura, sheqer të përpunuar, ëmbëlsira dhe kakao, pije me sheqer. Këto ushqime duhet të eliminohen plotësisht gjatë kohëzgjatjes së dietës.
Kujdes
Për të qenë në gjendje të ndiqni një dietë detox që zgjat 30 ditë, është thelbësore të kontaktoni një mjek specialist i cili vlerëson kushtet shëndetësore dhe vendos një dietë të përshtatshme dhe të ekuilibruar.
Jo.Be/Fjala.al