Mjekja kineze: Kam prova “Kina e përhapi qëllimisht koronavirusin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virologia kineze pretendon se ka prova të cilat tregojnë se koronavirusi u krjua në një laborator në Wuhan dhe ishte Kina ajo që e përhapi në të gjithë botën.

Li-Meng Yan thotë se ajo ishte një nga të parat që hulumtoi virusin vdekjeprurës kur u shfaq, ndërkohë që u largua nga Hong Kongu pasi autoritetet kineze censuruan punën e saj.

Studiuesja pak kphë më parë deklaroi se ajo mori një paralajmërim nga shefat për të heshtur kur rastet filluan të rriteshin në Kinë.

Ajo ka botuar një letër të dytë më 8 tetor me titull, ‘SARS-CoV-2 është një armë e pakufizuar: Një e vërtetë e zbuluar përmes një mashtrimi të madh shkencor të organizuar’, ku synon të provojë pretendimet e saj.

Përmes deklaratës ajo deklaron se virusi është një produkt i modifikimit laboratorik që mund të krijohet në rreth gjashtë muaj duke përdorur një virus prototip në pronësi të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA).

“Ne përdorëm prova biologjike dhe analiza të thelluara për të treguar se SARS-CoV-2 duhet të jetë një produkt laboratorik, i cili u krijua duke përdorur një virus shabllon (ZC45 / ZXC21) në pronësi të laboratorëve ushtarakë të kërkimit nën kontrollin e Partisë Komuniste Kineze”, shkruhet në letër. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV