Një nga vetëvlerësimet më të mëdha të Partisë Socialiste është transformimi që i ka bërë në tetë vjet formatit të një punonjësi të policisë. Po cili është ky ndryshim dhe si është sot një polic? Xhemal Qefalia në cilësinë e deputetit por edhe të një karriere në organet e Sigurisë Kombëtare ka dhënë një përgjigje në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU.
-Zoti Qefalia, si është të jesh polic sot?
-Një polic sot nuk është gjithçka për të thënë ;se punonjësi i policisë ka arritur maksimumin dhe është i mirë-trajnuar, i mirë-veshur, i mirë-përgatitur, janë një sërë faktorësh që për hir të së vërtetës ka ende shumë punë për të bërë, për të pasur një polic profesionist, që të jetë në krahë dinjitoze të një polici të vendeve të BE-së. Kjo është një periudhë tranzicioni e cila policia po bën një rigjenerim total të të gjitha strukturave. Me këtë nuk dua të them që të flaken në rrugë punonjës policie profesionistë të cilët e njohin elementin kriminal, të cilët kanë statistika. Jemi në vitet 2020 dhe policia ka ende shumë për të bërë, për tu rigjeneruar. Janë konkurse shumë mbresëlënëse. Polici i policisë sot nuk është më ai i rëndomti./Fjala.al/Ke.Ba