Xhemal Qefalia zbulon skandalin me OFL-në: Policë që dekonspirojnë operacionet dhe shënojnë emra fiktivë kundrejt ryshfeteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia shpërthen ndaj disa punonjësve të policisë që kanë abuzuar me Operacionin Forca e Ligjit. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU  Qefalia tha se individë të veçantë kanë dekonspiruar operacionet ose kanë shënuar emra fiktivë në këmbim të ryshfeteve.

 

-Zoti Qefalia si mund ta quajmë në betejën e qeverisjes së PS me atë që quhet operacioni OFL. Cilat janë rezultatet?

-Këtu unë ndaj edhe disa kritika nga disa individë të Policisë së Shtetit ku sipas disa informacioneve nuk e bëjnë punën në mënyrë korrekte. Disa individë të veçuar, për të cilat di dhe raste që janë ndëshkuar nuk e kryejnë në mënyrë optimale detyrën. Pasi mënyra që po zhvillohet kjo luftë ndaj këtyre elementëve nuk është diçka e cila zë fill vetëm me skedimin e tyre dhe me pasuritë.

Ka pasur raste edhe dekonspirimesh por ka pasur raste edhe individë të veçantë të cilët kanë abuzuar në emër të detyrës. Duke thënë një individ i cili nuk figuron fare të jetë i listuar në rradhën e ish- të dënuarve, kanë vajtur individë të veçantë dhe e kanë dekonspiruar apo kanë hyrë në marrëdhënie me to. Natyrisht është bërë veprim i paligjshëm. Unë di që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka qenë eficent, i ka bërë shëmbull dhe i ka larguar nga strukturat e policisë. Unë kam raste të cilat di që disa individë janë ndëshkuar dhe janë larguar nga policia. Këtu iu tërheq vëmendjen atyre punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët duhet të jenë shumë korrektë në respektimin e masave rigoroze për ta zbatuar përpik siç është shkruar në ligj. Nuk është ideja që këtu përfundon gjithçka. Hyjnë në lojë organet e SPAK-ut, organet e drejtësisë. Është një gjë e cila është shumë transparente./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një...

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Gjeneral Lejtnant Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku...

Shok skuadre me mbrojtësin e Shqipërisë/ Serbia përjashton zyrtarisht nga lista lojtarin

Serbia ka publikuar listën përfundimtare me 25 emra që do të udhëtojnë drejt Tiranës. Janë katër futbollistë të larguar nga lista e mëparshme me...

Besiktas i vendos çmimin Muçit, shqiptari “joshet” nga Serie A dhe Bundesliga

Vendosi rekord në klub si një nga blerjet më të shtrenjta në histori, por e ardhmja e Ernest Muçit është gjithnjë e më larg...

I nxehti ekstrem ‘zgjeron’ hartën/ Ja kur do të ndalet rritja e temperaturave

Nga maji i vitit 2024 deri në maj të vitit 2025, rreth 4 miliardë njerëz, ose gati gjysma e popullsisë së botës, përjetuan të...

Lajme të tjera

Web TV