Maska e detyrueshme jashtë shtëpisë/ Hyn në fuqi Akti Normativ, gjoba nga 3 në 5 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej mbrëmjes së djeshme ka hyrë në fuqi Akti Normativ për masat e reja anticovid. Akti mban firmën e kryeministrit Rama, ministrave Lleshaj e Manastirliu, ndërsa thekson se maska mbrojtëse bëhet e detyrueshme jashtë ambienteve të shtëpisë.

Në rast shkeljeje të rregullit qytetarët gjobitem me 3 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritje gjoba shkon në 5 mijë lekë.

“Te drejtën e dhënies së masës administrative për mospërdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake sipas modelit të gjobës të miratuar prej tyre.

Ekzekutimi i kundravajtjes administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike.

Mënyra e ekzekutimit të kundravajtjes administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrisë përgjegjëse për energjinë, ministrisë përgjegjëse për financat dhe ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë”,- theksohet në vendimin e qeverisë.

Kur mund ta hiqni maskën:

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet ta hiqni atë ose të modifikoni përdorimin e saj.

-Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë etj.

-Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve, por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.

-Gjatë procesit të manipulimeve dentare, por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.

-Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare.

-Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të të folurit ose për personat e tjerë gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (transparente).

Lexo edhe :  Pasardhësi i Kryepeshkopit/ Rama: Amaneti i tij i ka mbyllur të gjitha gojët

-Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli.

-Nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme, gjatë procesit të punës, kur sigurohet distancë fizike jo më pak se 1,5 m.

-Nga të ftuarit në emisionet televizive, me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1,5 metra.

Rastet përjashtimore të përdorimit të maskës: 

Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtëse (maskës).

-Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

-Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.

-Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

-Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.

-Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit, ose persona që kanë lidhje familjare me të.

-Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det.

-Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV