Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë dy këngëtarët e radhës që i bashkohen fushatës së PS-së.
Ata u prezantuan sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Marsela dhe Vitmari, dy artistë e njerëz të mrekullueshëm, që gjithçka e kanë arritur vetë, ndaj janë përherë gati të kontribuojnë për të mirën e vendit”, tha Veliaj.
“Shqipëria dhe familja e madhe socialiste është plot me njerëz të tillë, me fokus te puna, e jo te llafet”, shtoi ai.
Artistë të tjerë i janë bashkuar fushatës së PS-së kohët e fundit, si Kastro Zizo, Eli Fara, etj./Bl.Ba/Fjala.al
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/posts/10158914546076926