Covid-19/ Rëndohet situata në Greqi, bllokohet qyteti pranë Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia po përballet me një valë të dytë infektimesh me koronavirus. Kozani, qyteti pranë Shqipërisë është zona e parë që futet në nivelin më të lartë të alarmit.

Nënkryetari i Bashkisë së Kozanit, Costas Kyriakidis, foli për një situatë të vështirë në Protothema, duke theksuar se “një muaj më parë nuk kishte asnjë shqetësim.

“Në 15 ditët e fundit kemi parë një problem me rritjen e rasteve”, ka thënë ai. Sipas tij, ky zhvillim është për shkak sepse masat nuk respektohen.

“Së bashku dhe me besim tek ata që marrin vendime, besoj se për 14 ditë gjërat do të jenë më mirë”, shtoi ai.

Banorët janë shokuar nga vendimi i papritur, pasi nga sot nuk lejohet dalja jashtë zonës, pa leje që posaçme.

Që nga sot maskat duhet të përdoren kudo, është pezulluar çdo aktivitet social, festiv, mbledhje pune. Nuk funksionojnë gjykatat, hipotekat, njësitë administrative vetëm me takim elektronik, mbyllen dyqanet, parukeritë, qendrat e argëtimit, zonat arkeologjike, qendrat e argëtimit.

Me maskë të detyrueshme është bërë arsimi fillor e i mesëm, ndërsa mësimi on line është alternativa për universitetet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV