289 të infektuar dhe 4 viktima nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Një shifër alarmante për të gjithë. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1402 testime.
Por ka dhe lajme të mira, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Ndërkohë për personat që kanë humbur jetën është një i ri 37-vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52-vjeçare nga Mirdita, një 81-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Fier.
Me virusin e frikshëm deri tani në vendin tonë janë infektuar 16501 persona. Por, s’duhet harruar se 9957 pacientë e kanë mposhtur virusin në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Deri tani, fatkeqësisht kanë humbur jetën 443 persona që ishin të infektuar me Covid-19.
la.mi/Fjala.al