10 filma drithërues që mund t’i shihni natën e Halloween-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Halloween është koha perfekte për adhuruesit e filmave horror, por gjithashtu kemi menduar dhe për njerëzit që tremben lehtë. Revista e njohur ‘Bright Side’ ka publikuar një listë me 15 filma perfekt që mund t’i shihni natën e Halloween-it. Filmat janë të vlerësuar nga shkalla 1-5 kunguj (?) për t’iu bërë të ditur saktësisht se sa të frikshëm janë ato.

  1. Death Becomes Her (1992)

Disa femra eksperimentojnë me pavdekësinë dhe çdo gjë shkon keq, por dhe në mënyrë qesharake. Për më tepër pjesë të filmit janë dhe aktorët e njohur Meryl Streep, Goldie Hawn dhe Bruce Wills të cilët i kthejnë situatat e çuditshme në të shkëlqyera.

Vlerësimi: ???

Death Becomes Her (1992)
Death Becomes Her (1992)

2. Happy Death Day (2017) dhe Happy Death Day 2U (2019)

Një vajzë kolegji e jeton vdekjen e saj do ditë pa pushin derisa të gjejë vrasësin e saj. Kujtoni filmin ‘Groundhog Day’, por me maska dhe me vrasje. Aktorja kryesore, Jessica Rothe jep një performancë të shkëlqyer që do t’iu mbajë të mbërthyer pas divanit deri në përfundim të filmit.

Vlerësimi:????

2. Happy Death Day (2017) and Happy Death Day 2U (2019)
2. Happy Death Day (2017) and Happy Death Day 2U (2019)

3. Coraline (2009)

Ky është një film i animuar me një fantazi të errët. Filmi flet për një vajzë e cila është bllokuar në një univers paralel. Gjithçka duket më mirë se bota e saj në fillim derisa ajo të fillojë të zbulojë sekrete shqetësuese. Ky film është perfekt, me humor dhe i përshtatshëm për t’u parë nga fëmijët.

Vlerësimi: ??

3. Coraline (2009)
3. Coraline (2009)

4. Goosebumps (2015)

Nëse e keni dashur serialin origjinal në vitet ’90, ky film do të dalë në skenë. Jack Black luan krijuesin aktual të Goosebumps , RL Stine, i cili duhet të merret me krijimet e tij të frikshme që vijnë në jetë gjatë natës së Halloween.

Vlerësimi: ?

4. Goosebumps (2015)
4. Goosebumps (2015)

5. The Rocky Horror Picture Show (1975)

Nëse po kërkoni të kaloni një Halloween gjithë ‘shkëlqim’, Frank-N-Furter i luajtur nga Tim Curry dhe grupi i tij është filmi adapt. Këngët janë kaq tërheqëse sa do të dëshironi t’i këndoni deri në Krishtlindje.

Lexo edhe :  Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Vlerësimi: ???

5. The Rocky Horror Picture Show (1975)
5. The Rocky Horror Picture Show (1975)

6. Scooby-Doo (2002)

Versioni film, i filmit të animuar Scooby-Doo është padyshim një film që nuk duhet humbur (Matthew Lillard lindi për të luajtur Shaggy). Në film banda Scooby shkon drejt një ishulli të çuditshëm që mban një sekret shumë të errët. Miqtë e vjetër duhet të zgjidhin çështjet e tyre personale në mënyrë që të ruajnë të gjithë vendin.

Vlerësimi: ??

6. Scooby-Doo (2002)
6. Scooby-Doo (2002)

7. The Final Girls (2015)

Filmi është tepër interesant pasi tregon historinë e një vajzë e cila ndërsa shef filmin e mamasë së saj në kinema krejt papritur bëhet pjesë e filmit. E ndërsa filmi ka shumë pjesë qesharake, ka gjithashtu dhe shumë pjesë të tjera të përgjakshme.

Vlerësimi: ????

7. The Final Girls (2015)
7. The Final Girls (2015)

8. Beetlejuice (1988)

Një çift fantazmash është i pakënaqur kur një familje e re zhvendoset në shtëpinë e tyre dhe i bën thirrje që ata të largohen. Ka muzikë, vallëzim dhe Michael Keaton. Edhe pse nuk është shumë i frikshëm mund t’iu zbukurojë mbrëmjen e Halloween.

Vlerësimi: ???

8. Beetlejuice (1988)
8. Beetlejuice (1988)

9. Trick ‘r Treat (2007)

Filmi tregon disa histori të frikshme që ndodhin natën e Halloween-it, kështu që ju që jeni të apasionuar pas horrorit do të argëtoheni. Ndoshta ky është filmi më i dhunshëm në këtë listë, por jashtëzakonisht argëtues në të njëjtën kohë.

Vlerësimi: ?????

10. What Lies Beneath (2000)

Duke bërë një pushim nga zhanri komedi-horror, po ju tregojnë një film klasik thrriller që çdo adhurues i këtij zhanri ta shijojë. Filmi flet për një grua (e luajtur nga Michelle Pfeiffer) e cila beson se shtëpia e burrit të saj (e luajtur nga Harrison Ford) është e pushtuar nga fantazmat, kur në realitet, diçka tjetër po ndodh.

Vlerësimi: ????

10. What Lies Beneath (2000)
10. What Lies Beneath (2000)

Përshtati për Fjala.al Restina Guri

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV