“Problematikët”. Si ka qenë raporti i Gjiknurit me celularin pas publikimit të përgjimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild” në qershor të vitit 2019 rezultoi se deputeti i PS Damian Gjiknuri ishte shprehur me fjalët “do dërgoj çunat problematikë” gjatë zgjedhjeve në Dibër. Një çështje që e hetoi dhe prokuroria me dosjen 184. Por si i ka raportet sot me celularin Damian Gjiknuri? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Gjiknuri deklaroi:

-Si ka qenë marrëdhënia juaj me telefonin që pas daljes së përgjimeve?

-Unë nuk druhem me telefonin se nuk kam bërë ndonjë shkelje ligjore edhe me telefonatat që ju keni dëgjuar. Nëse fjala “tërmet” përbën alegori për vepër penale e pranoj, por është një nga fjalët më të përdorura në politikë, sidomos në terminologjinë anglo-saksone.

-Që Damian Gjiknuri të përdorë fjalën “çuna problematikë”…

-Po çfarë do të thotë “çuna problematikë”?

-Fjalor të fortësh.

-Nuk e ke përdorur ti ndonjëherë këtë shprehje?

-Jo, kurrë.

-Po atyrë që janë gjaknxehtë si iu thua? Unë kam thënë do çoj vëzhgues partie. Disa nga ata mund të jenë tipa më gjaknxehtë. Janë disa kategori njerëzish. A pati ndonjë dhunë nga këta “çunat problematikë?”

-Ju e shikoni si jurist në aspektin e pasojës.

-Po patjetër. Duhet të dalësh në zgjedhje, duhet të merresh me zgjedhje, duhet të jesh nën presionin e zgjedhjeve që të kuptosh pastaj se si është situata. Gjëja më e shëmtuar është përdorimi i Prokurorisë të Krimeve të rënda për vepra që nuk i takonin. Njerëzit në telefona çfarë nuk flasin./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Myslimanët shqiptarë falin Kurban Bajramin te ‘Dëshmorët e Kombit’, luten për Gazën

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk u bë në Sheshin Skënderbej, por...

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…

Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës Shqipëri-Serbi. Çfarë mbani mend nga ndeshja...

Kurban Bajrami në Mekë: Një pelegrinazh mes sakrificës dhe mrekullisë

Kujtimet e një shqiptari për Haxhin e vitit 1998 Nga Leonard Veizi Teksa avioni ulej në pistën e pafundme të Xhidas, pelegrinët shqiptarë ndienë se ëndrra...

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në 50 herë më shumë se...

Pse Enver Hoxha nuk e lejoi Coca-Colën dhe xhinset blu

Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, shumë gjëra që sot i marrim si të zakonshme – si një pije e gazuar apo një...

Lajme të tjera

Web TV