Inxhinierët amerikanë krijuan ndërtesat inteligjente që ndjejnë kërcënimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inxhinierët amerikanë kanë bërë përojekje maksimale për të ndërtuar ndërtesa që të mbrojnë njerëzit nga sulmet me armë.

Ambicia e inxhinierëve ishte krijimi i një ndërtese inteligjente me synim trajtimin e situatave të sulmeve me armë. Inxhinierët e shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë Jugore po përdorin realitetin virtual për të projektuar ndërtesa që mund të mbrojnë banorët e tyre.

Projektuesit do të shikojnë numrin e daljeve, vendeve të fshehura dhe nëse dritaret e qelqit duhet të jenë të tejdukshme apo të patejdukshme, bazuar në rekomandimet e ekspertëve qeveritarë dhe të sigurisë.

Së shpejti mësuesit dhe punonjësit e zyrës do të testohen për të parë se si reagojnë ata gjatë një incidenti të dhunshëm virtual të inskenuar brenda modeleve të ndryshme të ndërtesave të zyrave dhe shkollave.

Qelqi i patejdukshëm për shembull, mund t’i mbajë njerëzit të sigurt në një situatë si kjo, por mund të mos jetë ideale në rrethana normale, për shembull në rastet kur personeli shkollor dëshiron të shohë brenda një klase.

Kështu që një dritare me qelq të tejdukshëm mund të bëhet e patejdukshme kur ekziston kërcënimi.

Inteligjenca artificiale dhe sensorët në ndërtesa mund ta bëjnë këtë të mundur. Një ndërtesë inteligjente gjithashtu mund të prodhojë sinjalistikë digjitale që ua tregon banorëve daljet më të sigurta, larg dhunës dhe sulmeve me armë.

Të fundit

A është Edi Rama peshkatari që po gjuan në kënetën e opozitës?!

Nga Denis Dyrnjaja Ne vigjilje të prezantimit të qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama në mandatin e katërt...

Rama ndan pamjet/ Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të...

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Lajme të tjera

Web TV