“Mëngjesi i Lutjeve” të Jeruzalemit/ Meta: Krenar që në Shqipëri nuk u vra asnjë hebre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” të Jeruzalemit, ku deklaroi se është krenar për kombin shqiptar që nuk u vra asnjë hebre.

Kreu i shtetit u shpreh se e gjithë bota duhet të marrë shembull nga shqipëria për mikpritjen e njerëzve.

“Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që doli nga ajo periudhë e errët duke numëruar një popullsi më të shumtë hebreje se sa kishte para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Në Shqipëri nuk u vra asnjë hebre i vetëm, madje as edhe një prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë nga populli ynë. Shumë familje shqiptare rrezikuan jetën e tyre në përmbushje të misionit fisnik të mbrojtjes së jetëve hebreje. Dhe për këtë jemi shumë krenarë! E gjithë bota duhet të jetë krenare për shembullin tonë si dhe për kodin e nderit dhe mikpritjen shqiptare!

Ne jemi gjithashtu shumë krenarë për harmoninë ndërfetar unike që mbizotëron në Shqipëri. Që nga kohë të vjetra, të cilat nuk mbahen mend, shqiptarët kanë jetuar krah për krah njëri-tjetrit në paqe, në një “vëllazërim fetar”, duke i shpalosur kështu botës mesazhin e bashkëjetesës dhe dialogut midis feve të ndryshme. Zoti i Plotfuqishem le ta bekojë Izraelin, Shqipërinë e të gjitha kombet dhe t’i sjellë paqe dhe mirëqenie qytetit të Jeruzalemit si dhe të gjitha qytetet ku ju ka përcaktuar të jetoni! Paqja qoftë mbi ju të gjithë!”, u shpreh Meta ndër të tjera.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Reshje të dendura shiu në Milano/ Ekspertët: Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në...

‘Lufta e Yjeve’ Arma sekrete e Putinit, që po tremb Amerikën

Nëntëmbëdhjetë ditë përpara se Vladimir Putin të urdhëronte trupat e tij të pushtonin Ukrainën më shkurt të 2022, Rusia lëshoi një satelit të ri...

Rivlerësimi i pronave në 3%, kategoritë që përfitojnë nga nisma

Sot çdo shitje prone tatohet me 15%, për diferencën midis çmimit të parë dhe vlerës me të cilën shitet. Pra nëse një pronë e...

Mandati i Xhaçkës/ “Kushtetuesja” vendos kur do të shqyrtohet çështja

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës më 21 qershor. Mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka, edhe pse ka një...

Fedez nën hetim: Rai i mbyll derën reperit

Fedez dhe Alessandro Cattelan janë njohur që nga ditët e X Factor dhe gjithmonë ka pasur respekt të ndërsjellë mes të dyve. Kjo është...

Lajme të tjera

Web TV