Presidenti Meta dekoron me titullin “Nderi i Kombit” kompozitorin e madh Çesk Zadeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompozitori i madh Çesk Zadeja (pas vdekjes) është vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” nga presidenti Ilir Meta.

Meta shkruan se orkestrimi i Himnit, që realizoi Zadeja në vitin 1995, është kthyer sot nё njё standard artistik e ligjor pёr interpretimin e drejtё tё tij.

Ndërsa muzika legjendare e filmit “Skënderbeu”, Simfonia e parë e madhe e muzikës shqiptare, si dhe e gjithë vepra e Profesor Zadesë konsiderohet me të drejtë si pjesë e trashëgimisë më të mirë kulturore e artistike të Shqipërisë.

Titulli i është dhuruar djalit të artistit të njohur Alban Zadeja.

“Emri i Profesorit të nderuar Çesk Zadeja është i lidhur me dy nga simbolet më përbashkuese të shqiptarëve, Himnin Kombëtar dhe Heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Orkestrimi i Himnit, që i madhi Zadeja, realizoi në vitin 1995, është kthyer sot nё njё standard artistik e ligjor pёr interpretimin e drejtё tё tij. Ndërsa muzika legjendare e filmit “Skënderbeu”, Simfonia e parë e madhe e muzikës shqiptare, si dhe e gjithë vepra e Profesor Zadesë konsiderohet me të drejtë si pjesë e trashëgimisë më të mirë kulturore e artistike të Shqipërisë, në të gjitha kohët dhe që na bën krenar.

Për vlerat e çmuara si themelues i institucioneve tona muzikore artistike, duke çmuar gjurmët e pashlyeshme të lëna në muzikën kombëtare, si artisti dhe dekani i përhershëm i shkollës shqiptare të kompozimit, i cili lartësoi me krijimtarinë dhe veprën e tij pedagogjike e shkencore traditat dhe emrin e Shqipërisë, pata kënaqësinë ta vlerësoja Profesor Çesk Zadenë, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

I lumtur që këtë Titull t’ja dorëzoja djalit të tij, artistit të njohur Alban Zadeja, në një ceremoni solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, pikërisht në sallën që mban emrin e Atit të tij,” shkruan mes të tjerash presidenti Ilir Meta në faqen e tij të Facebook.

Lexo edhe :  Ngrihet Task Forca/ Altin Dumani në krye të “krimeve zgjedhore”

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të...

Historia e Kanadasë me SHBA-në dhe tarifat doganore mes tyre

Kanada ka qenë historikisht një aleate e fortë e SHBA-së dhe një marrëveshje e tregtisë së lirë është në fuqi mes tye që nga viti...

“Gjërat Tona”/ Shqiptarët e Kolumbisë – “Karteli Ballkanik”

Tregtia e paligjshme globale e drogës, qarkullon miliarda dollarë në vit. Dhe kjo nuk ka ndryshuar për vite me radhë. Periudha që njihet botërisht si...

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra!

Drejtuesi politik i PS, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka komentuar partitë e reja politike në Shqipëri. Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se sot ka shumë...

Meloni nuk tërhiqet, gati dekreti që ndalon gjyqtarët

Qeveria italiane po përgatit një nismë të re ligjore, për të mbajtur në funksion qendrat për pritjen e azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas mediave, kabineti...

Lajme të tjera

Web TV