Sekretari organizativ i PS: Si po organizohet PS për 25 prillin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dyja forcat e mëdha politike PS dhe PD kanë ndezur motorrat e fushatës elektorale . Por si është organizuar forca qeverisëse, Partia Socialiste? Përgjigjen e kësaj pyetje e jep sekretari organizativ dhe e koordinimit elektoral Arben Pëllumbi në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU.

-Si po organizohet PS për zgjedhjet e 25 prillit?

-Mandati i tretë nuk është se duhet me se s’bën se nuk është qëllim në vetvete fitorja. Duhet që ne të kemi mundësi të çojmë deri në fund ato reforma që kemi nisur që e thënë më thjesht për tu kuptuar kemi një anije të cilën e kemi përballë një dallge të madhe dhe jemi drejt majës së dallgës dhe duhet edhe pak që ta kalojmë atë. I jemi drejtuar përsëri elektoratit për të na besuar. Është një elektorat që e prek ditë për ditë prezencën tonë atje. PS është një forcë e cila ka struktura që i funksionojnë gjatë gjithë vitit. Ne kemi jetë partie ditë për ditë. Kemi rreth dy vjet e ca që jemi në aksione të vazhdueshme organizimi. Kemi pasur procese zgjedhjesh brenda në parti që kulmuan me Kongresin e fund-shkurtit të këtij viti dhe sigurisht e gjitha kjo është një atmosferë brenda forcës sonë politike ku ngjallet optimizëm dhe nuk ka lejuar të ulet fryma e punës dhe impenjimit dhe e qenies pranë njerëzve edhe këtë vit të vështirë ku për shumë muaj u detyruam të jemi të mbyllur./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV