Greqia rekord negativ nga Covid-19, Mitsotakis shtrëngon masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia ka shënuar një rekord negativ nga Covid-19 ditën e enjte, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 882 persona, si dhe kanë humbur jetën 15 pacientë. Kjo ka bërë që kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis të marrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

Kështu, kreu i qeverisë greke tha është ndalohet lëvizja me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha”. Masa e re do të aplikohet duke filluar nga dita e shtunë.

“Së pari, në zonat ku ka një rritje të madhe të rasteve në nivelet 3 dhe 4, pra të konsideruara si “të verdha” apo “të kuqe” do të ketë një ndalim të lëvizjes me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00. Sigurisht do të lejohen të lëvizin ata që shkojnë në punë apo kanë urgjenca. Vala e dytë ka ardhur, është e rrezikshme dhe prek të gjitha moshat “, tha Mitsotakis.

Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme shteti helen shënoi 6 viktima dhe 865 raste të reja nga pandemia.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Koreja e Veriut nis ndërtimin e nëndetëses së re me energji bërthamore

Koreja e Veriut ka zbuluar nëndetësen e saj me energji bërthamore në ndërtim e sipër, e cila mund të...

‘Jo vetëm vera’/ ‘Lonely Planet’ sugjeron kohët më të bukura për të zbuluar Shqipërinë

Shumica e udhëtarëve vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit të lartë të verës, kur plazhet janë më të ngrohta dhe malet pa dëborë. Ky është një...

Siri/ Forcat e sigurisë akuzohen për vrasjen e qindra civilëve

Forcat siriane të sigurisë dyshohet se kanë vrarë qindra civilë që i përkasin pakicës fetare alavite në vazhdimin e dhunës përgjatë bregdetit të vendit,...

Kujdes zemrën! Si sëmundjet profesionale po bëhen shqetësuese te punonjësit shqiptarë

Ndikimet e fshehura të stresit dhe punës sedentare janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve në korporata dhe...

A mund të mbijetojë NATO pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Evropa po shikon drejt një realiteti të ri, ku SHBA-ja nuk është më shtylla kurrizore e NATO-s – aleancës që ka garantuar sigurinë e...

Lajme të tjera

Web TV