Emrat/ Shpërndanin heroinë dhe kokainë në të gjithë Shqipërinë, dy të arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona kanë rënë në pranga pasi shpërndanin drogë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, në pranga kanë rënë Juris (Julian) Çobo 32 vjeç dhe Klevis (Nelton) Arbri 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Si përvetësoi grupi italo-shqiptar 31 restorante në Firence

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga rrjeti italo-shqiptar që kishte mundur “të shtinte në dorë”, 31 restorante...

Rritet çmimi për turistët që duan të marrin ashensorin për në Kullën Eiffel!

Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e kullës, pasi...

Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘post Big Brother’, Liço: Arsyet nuk i dimë, ndoshta…

Pas finales së të shtunës në BBVIP3, ku u shpall fituese aktorja Egla Ceno, këtë të martë po mbahet një “Post Big Brother Vip”. Në...

Ndahet torta e pushtetit në RMV/ Ja shqiptarët që pritet të marrin postet ministrore

Në orët e vona të së hënës u vendos përfundimisht se opozita shqiptare në Maqedoni, koalicioni VLEN, do të jetë pjesë e kabinetit të...

Hodhën molotov drejt mediave/ Shoqata e gazetarëve thirrje policisë: Arrestoni autorët

Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës para bashkisë së Tiranës, ku persona të panjohur hodhën molotov...

Lajme të tjera

Web TV