Tirana-Laçi 0-1/ Flasin dy trajnerët, Egbo, i pa shqetësuar, Cungu, i kënaqur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Egbo-n nuk e shqetëson rezultati, Cungu: Paraqitja jonë më e mirë deri tani.

Skuadra e tij është mundur 0-1 në miqësoren e së shtunës me Laçin, por humbja nuk e shqetëson trajnerin e Tiranës, Emanuel Egbo.

“Miqësoret nuk kanë rezultatin parësor, bëhen për të mbajtur skuadrën të karikuar dhe për të parë nga afër gjendjen e lojtarëve, grupit që kemi, – ka thënë ai. – Këtë kemi parë në këtë ndeshje dhe e dimë ku çalojmë dhe ku jemi.”

“Shpresojmë të nisë kampionati sa më shpejt, – ka vijuar nigeriani. – Ajo do t’u japë lojtarëve tonin për t’u futur në ritmin e lojës.”

Kurse homologu i tij, trajneri i kurbinasve, Armando Cungu, ka mbetur mjaft i kënaqur nga ajo që dhanë lojtarët e tij.

“Kjo ka qenë paraqitja jonë më e mirë deri më tani në këto miqësore, – tha ai. – Në përgjithësi, bëmë një paraqitje solide, duke e nisur shumë mirë ndeshjen dhe duke e ruajtur përqendrimin deri në fund.”

Trajneri bardhe blu pret ende përshtatjen e 4 lojtarëve të ardhur së fundmi në skuadër.

““Nuk presim të jenë gati direkt, që të jenë direkt në nivelin e lojtarëve të tjerë, – ka deklaruar Egboja. – U duhet kohë të mësohen me mënyrën e lojës dhe strategjinë që përdorim. Çdo gjë vjen në kohën e vet. Kanë ende punë për të bërë dhe për të kapur nivelin e tyre maksimal”.

Kurse Cungu e ngre edhe më lart nivelin e kërkesës nga lojtarët e tij.

“Fituam një miqësore të dobishme, por besoj që kemi ende punë për të bërë në disa sektorë të lojës, por besoj që tani jemi gati për nisjen e sezonit të ri”, – ka përfunduar trajneri shkodran i Laçit, Armand Cungu.

Lexo edhe :  Koreja e Veriut nis ndërtimin e nëndetëses së re me energji bërthamore

Ndeshja miqësore e zhvilluar të shtunën në Stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit u vendos nga një gol i kurbinasve, i shënuar në pjesën e dytë nga Ardit Deliu.

Të fundit

Protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok, ja ku do të zhvillohet tubimi dhe orari

Protesta e opozitës e thirrur më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e tij TikTok do të...

VIDEO / Belind Këlliçi i zgjat dorën, Berisha ‘e injoron’ dhe zgjedh Arian Starovën

Sali Berisha ka prezantuar një ditë më parë aleatët e koalicionit “Shqipëria Madhështore”. Gjatë hyrjes në sallë, Berisha iu ka dhënë dorën me radhë “elitës...

Petro Koçi tërhiqet nga gara zgjedhore:S’do jem në listë për deputet, por do punoj për PS

Petro Koçi është tërhequr nga gara zgjedhore e 11 majit. Deputeti socialist, përmes një reagimi në rrjetet sociale, deklaroi se nuk do të jetë...

Pse njerëzit e pasur kanë filluar të mos vendosin më perde?

Në lagjet e pasura amerikane, është bërë gjithnjë e më e zakonshme të shohësh dritare të pambuluara, ku ambientet e brendshme bëhen të ekspozuara...

Ngjela për zgjedhjet e 11 majit: PS fitore të sigurt

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, ndërsa thekson se ai...

Lajme të tjera

Web TV