“Jam i lehtësuar”/ Rama nga kampi Al Hol i Sirisë: Nesër kthehemi në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e hënë katër fëmijët e shpëtuar nga kampi Al-Hol në Liban, ku ka deklaruar se nesër do të kthehen në Tiranë.

Rama u shpreh se ndihet shumë i lehtësuar dhe se nesër paradite do të rikthehen në Shqipëri.

“Jam i lehtësuar sepse siç thashë ishte një operacion i komplikuar edhe më vjen jashtëzakonisht mirë. Kam kontaktur me gjeneralin që ka bërë operacionin. Dua të veçoj meritën e jashtëzakonshme të të dërguarit të posaçëm të ministrisë, drejtorit të antiterrorit dhe punonjësit tjetër të policisë që kanë operuar në këtë teritor. Në mënyrë të veçantë një mik tonin, konsullin e nderit në Liban që na ka ndihmuar për të bërë të gjitha lidhjet jo aq të lexueshme me të gjithë faktorët. Jam shumë i kënaqur që nesër paradite do të kthehemi në Tiranë.

Me ne është dhe drejtoresha e shërbimeve speciale. Kemi ngritur të gjithë rrjetin e nevojshëm për t’i trajtuar me maksimumin e kujdesit. Nëna e fëmijëve është në gjendje të vështirë shëndetësore pasi ka një plagë në trup por edhe ajo do të vijë me ne. Ky operacion i hap rrugën një operacioni tjetër. Endri do të kthehet, dje dhe gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë e mundur që të kontaktohet Eva. Është mirë por janë pak të komplikuara informacionet”, tha Rama.

Al-Holi është njëri prej kampeve të ngritura në fusha të hapura për të mbajtur nën kontroll ekstremistët. Ai u ngrit si një oaz shpëtimi e shprese për të strehuar të gjitha gratë dhe fëmijët të penduara nga bashkimi me ISIS-in.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV